Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton për News24 dhe BalkanWeb se deputetët e opozitës vendosin të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sakaq mësojmë se deputetët e opozitës janë vendosur brenda sallës ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se kreu i grupi të PD, Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin atë dhe ish-kryeministrin Sali Berishën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb