TIRANË- Pak minuta pas mbylljes së mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e qarqeve në selinë rozë “BalkanWeb” ka siguruar emrat e 4 ministrave që iu është komunikuar shkarkimi.

Sipas burimeve nga PS, ministrat që janë shkarkuar janë Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.

Saimir Tahiri është drejtues i PS në Qarkun Tiranë; Blendi Klosi, drejtues i PS në Qarkun Berat; Ilir Beqja, drejtues i PS në Qarkun Kukës dhe Bledi Çuçi, Drejtues i PS në Qarkun Gjirokastër. Sipas burimeve, të 4 këta ministra janë parë më të domosdoshëm në fushatën zgjedhore se si ministra, ndaj do të largohen nga detyra në kabinetin “Rama”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: