TIRANË

OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit, raport të cilin “News 24” dhe “BalkanWeb” e sjellin ekskluzivisht për opinionin publik. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Në raportin përfundimtar, i cili përbëhet nga 34 faqe, OSBE/ODIHR ka analizuar me detaje të gjitha fushat duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme në spektrin e përgjithshëm politik e deri tek çështjet ligjore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë në raportin final të OSBE/ODIHR thuhet se disa nga rekomandimet e dhëna prej saj në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. Mes tjerash, OSBE/ODIHR një analizë të detajuar ka bërë edhe për protestën e opozitës së bashkuar, për të cilën thotë se përdori dhunë ndaj institucioneve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.

Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.

OSBE/ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.

Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.

Në raportin e siguruar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”, OSBE/ODIHR nuk kursen kritikat e forta edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij, me veprimet e kryera cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera të ligjit.

Më poshtë gjeni të detajuar thelbin e raportit të OBSE/ODIHR, i cili është siguruar ekskluzivisht nga “News 24” dhe “BalkanWeb”:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa rekomandime nga OSBE/ODIHR:

-Në mënyrë që të forcohet demokracia pluraliste, që të sigurohet e drejta e qytetarëve për të qenë pjesë e qeverisjes dhe që përgjegjësia të ndahet bashkërisht për procesin zgjedhor, partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të angazhohen në dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, si dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore duke iu adresuar rekomandimeve në këtë raport dhe atyre në raportet e mëparshme të ODIHR-it.

-Autoritetet dhe partitë politike duhet të marrin masa për të eliminuar problemin e keqpërdorimit të burimeve administrative gjatë dhe midis zgjedhjeve.

-Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të sakta që të përcaktojnë se si të shmanget përdorimi i burimeve publike për qëllime zgjedhore.

Duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimeve civile publike, dhe që votuesit të mos kenë presion për të marrë pjesë në mitingje zgjedhore, apo që të votojnë për një parti specifike.

-Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për votime të fshehta e të lira. Procedura e votimit duhet të rishikohet për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mbrojtje ndaj ndikimeve politike.

-Rëndësia e fshehtësisë së votës duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisionerëve si dhe të përfshihet në materialet e ndërgjegjësimit të votuesve.

-Siç është rekomanduar edhe në raportet e mëparshme të ODIHR, duhen menduar formula alternative për të emëruar anëtarët e administratës  zgjedhore, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto formula duhet të shoqërohen nga masa procedurale që të garantojnë pavarësinë e tyre.

– Të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi në zgjedhje duhet të jenë në funksion të plotë gjatë periudhave zgjedhore. Duhet të garantohet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-s dhe gjyqësorit.

-Institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë në mënyrë të kujdesshme, të shpejtë e transparente, të gjitha pretendimet për shkelje të ligjeve zgjedhore. Qeveria duhet të krijojë një procedure që t’u japë mundësinë punonjësve të administratës publike që të raportojnë presione politike që mund t’u jenë bërë në lidhje me vendet e punës. Këta persona duhet të kenë mbrojtje të plotë të garantuar nga ligji.

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb