SHKODËR

Metropoli i veriut, Shkodra, duke filluar nga dita e sotme do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut. “BalkanWeb” mëson se Hilmi Lakti do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut, ndërsa ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.

Nënkryetar i Këshillit të Qarkut  pritet të jetë Lulzim Zaraj nga radhët e Partisë Socialiste, i cili njëherësh është dhe  përfaqësues i Këshillit të bashkisë Malësi e Madhe.  Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: