Dy fëmijë 12 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët në fshatin Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e dy djemve të mitur.

Dy djemtë kanë mbaruar mësimin në orën 15.00 të ditës së sotme dhe nuk janë parë më. Dy shtetasit e mitur nuk kanë shkuar në shtëpi, pasi kanë përfunduar shkollën.

Sipas familjarëve, dy 12-vjeçarët kanë shkuar në Bjeshkët e Korabit. Policia e Dibrës ka nisur kërkimet për të gjetur vogëlushët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb