Lajm i keq për Arsenalin teksa ka përfunduar sezoni për Gabriel Magalhães.

Testet e bëra nga mbrojtësi brazilian i Gooners, pas lëndimit të gjurit gjatë derbit të Londrës kundër Fulham të martën në mbrëmje, kanë dhënë rezultate negative.

“Pasi u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Fulham të martën, ne mund të konfirmojmë se Gabriel Magalhaes ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë i nevojshëm operacioni”- shkruan klubi. Ai ka luajtur 28 ndeshje në kampionat në këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb