Luis Suarez do të jetë dy javë larg fushës së blertë për shkak të një dëmtim në këmbë në fitoren 4:1 kundër Real Betisit. Sipas asaj që njofton klubi katalanas, uruguajani do të jmungojë 10-15 ditë, ndërsa pritet të rikthehet në kundër Espanyolit që do të zhvillohet më 30 mars.

Suarez nuk do të udhëtojë me ekipin kombëtar uruguaian, i cili luan një ndeshje me Uzbekistanin të premten për t’u rikuperuar në Barcelonë.

Në ndeshjen ndaj Betisit Luis Suarez shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe atë të 128 personal, që e bëjnë atë uruguajanin me më shumë gola në La Liga.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb