BARCELONE – Një lajm i keq për Barcelonën dhe për futbollin botëror. Lionel Messi është dëmtuar në gjurin e majtë dhe është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e ‘9.

Dëmtimi i një prej futbollistëve më të mirë të planetit ka ndodhur gjatë ndeshjes që Barcelona po luan në “Camp Nou” përballë Las Palmas, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së parë spanjolle.

Argjentinasi ishte duke dribluar mbrojtësin Bigas të Las Palmas, kur ky ka goditur këmbën e lojtarit, i cili gjatë rrëzimit e ka dëmtuar edhe më rëndë.

Mjekët kanë qëndruar në fushë mbi 5 minuta, për t’u siguruar për gjendjen e lojtarit dhe tashmë pritet përfundimi analizave për të kuptuar diagnozën. Sipas mediave në Spanjë, mjekët dyshojnë se Messi ka pësuar një këputje të tendinës së majtë, çka do të thotë se kthimi i lojtarit në fushë do të jetë rreth muajit mars 2016.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: