Barça ka probleme për finalen e Copa del Rey këtë të shtunë kundër Valencias në Benito Villamarin. Klubi njoftoi se Ter Stegen nuk është rikuperuar dhe shton se mund të luajnë  Luis Suarez, Dembele, Boateng dhe Rafinha, madje edhe ata që ishin në dyshim si Arthur dhe Coutinho.


Ter Stegen nuk është rikuperuar në kohë dhe do të humbasë finalen e Copa del Rey kundër Valencia këtë të shtunë me 25 maj në Sevilje. Klubi ka konfirmuar mungesën e tij.


Jo vetëm që ai qëndron jashtë, por shërbimet mjekësore shtojnë se ai do ndjekë trajnimet nga stafi mjekësor për një kohë të gjatë. Në konferencën e fundit për shtyp, Valverde tha se ai është rikuperuar, por dhimbja ka vazhduar. Nuk ka pasur rikthim për të dhe.Inaki Pena do të zërë vendin e tij.


BalkanWeb