Përfundon sezoni për Dayot Upamecano. Mbrojtësi i Bayern nuk do të jetë në dispozicion për pjesën e mbetur të edicionit, për shkak dëmtimi.
“Për fat të keq, gjithmonë ekziston rreziku që lojtarët të kthehen nga kombëtarja me lëndime, këtë herë ne jemi goditur veçanërisht rëndë.
Mungesa e Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano rëndon shumë për Bayernin”- tha Max Eberl, drejtor sportiv i klubit. Upamecano ka luajtur 20 ndeshje në kampionat në këtë sezon.