Lajm i keq për Antonio Conte. Sipas Sky, në fakt, Napoli nuk do të mund të llogarisë dot në shërbimet e David Neres as në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Venezias.
Anësori brazilian nuk do të thirret nga trajneri Conte dhe do të rikthehet të luajë vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.
Në këtë sezon, Neres është impenjuar në 22 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa ka dhuruar 4 asiste. Për të, ky është sezoni i parë me Napolin.