Sezoni i Dybala tashmë ka përfunduar. Sulmuesi argjentinas i Romës do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni, pasi pësoi një dëmtim të rëndë kundër Cagliarit javën e kaluar.

Dybala dhe klubi konfirmuan të enjten se ishte i nevojshëm një operacion mjekësor.

Mediat në Itali raportojnë se operacioni do të kryhet jashtë vendit (Zvicër, Finlandë ose SHBA) të hënën ose të martën, duke e detyruar Dybalan të qëndrojë jashtë fushe për të paktën dy muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb