Lajm i mirë për Kukësin dhe tifozët verilindorë. Trajneri Ramadan Ndreu do të ketë në dispozicion të tij për sfidën e rëndësishme me Partizanin dhe brazilianin Ulliam Kordeiro. Braziliani ka munguar prej 1 muaji në fushën e lojës shkak i frakturës në krah, ndërsa tanimë do të jetë gati. Njoftimin e jep vetë Kordeiro, që pohon se do të jetë gati për sfidën me të kuqtë.

“Jam shumë i gëzuar që pas katër javësh e gjysmë jam riaftësuar nga fraktura që pësova në krah. Falenderoj të parin Zotin dhe më pas të gjithë familjarët e miqtë që më kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë. Vetëm unë e di sa të vështirë e kam pasur pa ndihmuar shokët e mi. Tani jam rikthyer dhe jam gati të ndihmojë ekipin. Me siguri të premten do të jem në fushë për të bërë atë që dua më shumë, të luajë futboll”, ka shkruar braziliani në rrjetet sociale.

Kordeiro (1)
Kordeiro (1)

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb