Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në twitter. Ajo tani ka këshilluar politikanët kosovarë se duhet të veprojnë.

“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek.

Për këtë miratim ka folur për lajmi.net edhe ministri kosovar për Integrim, Bekim Çollaku. Ai ka falënderuar anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje.

“Besoj se tani pa humbur kohë do të kryejmë edhe ne detyrimin e mbetur në mënyrë që të përshpejtohet vendimmarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklaruar Çollaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: