Ousmane Dembele mund të rikthehet për ndeshjen e së dielës kundër Granadas, pasi ai ka vazhduar rikuperimin e tij këtë javë. Ai u trajnua së bashku me pjesën tjetër të ekipi të enjten, duke i dhënë Ernesto Valverde shpresë se ai do të jetë i aftë të luajë këtë fundjavë.

Por stafi teknik nuk duhet të rrezikojë shumë me Dembelen pasi forma e tij lë për të dëshiruar. Që kur u transferua te katalanasit francezi ka kaluar një kalvar dëmtimesh.  Francezi u dëmtua në ndeshjen e parë hapëse në LaLiga kundër Athletic Bilbaos dhe pritej të mungonte katër deri në pesë javë, por rikuperimi i tij ka ecur më mirë nga çfarë ishte parashikuar duke bërë të mundur rikthimin pëpr ndeshjen e fundjavës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb