Barcelona merr frymë lirisht. Më në fund ylli i skuadrës, Messi është rikthyer të stërvitet me ekipin. Një lajm ky shumë i mirë për katalanasit pak përpara takimit të tyre në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmund.

Por rikuiperimi i tij kërkon më shumë kohë dhe argjentinasi mund të mos jetë në fomracion kundër gjermanëve megjithëse prania e tij do të shërbejë si stimulim për shokët e tij të ekipit. Katalanasit do të stërviten përsëri të hënën para se të udhëtojnë në Gjermani dhe Messi të mund të udhëtonte me ekipin, edhe pse nuk është vendosur nëse do të luajë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb