Një lajm i mirë vjen nga Camp Nou. Lionel Messi është bashkuar në stërvitje me shokët e ekipit të mërkurën, një lajm ky që e qetëson disi trajnerin Ernesto Valverde i cili ka shumë mungesa për ndeshjen e së dielës përballë Betisit.


Superylli argjentinas pësoi një dëmtim që e la jashtë formacionit në ndeshjen hapëse te La Ligës, ndaj Atheltic Bilbao që Barcelona e humbi me rezultatin e ngushtë 0-1. Dëmtimi Ousmane Dembele dhe Luis Suarez ka shtyrë ekipin mjekësor të Barcelonës që të përshpejtojë rikuperimin e argjentinasit.


(n.b/BalkanWeb)