NGA ERJOLA JATA
Në nisje të sezonit turistik qeveria ka vendosur të ulë në masën 6 % Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për strukturat akomoduese në sektorin e turizmit nga 20 % që aplikohej aktualisht.

Në projektligjin e miratuar mbledhjen e sotme të qeverisë thuhet se: “Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind”.

Operatorët turistikë kanë kërkuar shpesh që të ulet TVSH-ja pasi si për hotelet dhe restorantet është më e larta në rajon. Vendimi për uljen e TVSH-së përmbush një nga kërkesat e vazhdueshme të tyre, por edhe një premtim elektoral të qeverisë së majtë.

Nga ulja e TVSH-së sipas të dhënave përfitojnë 4 mijë struktura akomoduese me një kapacitet prej 60 mijë shtretër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: