Bashkimi Evropian e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer për Shqipërinë futjen e Liqenit të Ohrit si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Delegacioni i BE shkruan se është krenar që ka mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme.

“Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit nga sot është pjesë Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme përmes projektit IPA 2013!”, thuhet në njoftim.

Be
Be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb