Ish-lojtari i Cagliarit, Andrea Kapone, është gjetur pa shenja jete në moshën 43-vjeçare këtë mëngjes në qytetin e Cagliarit. Është vënë re një plagë e madhe në kokë, që tregon se ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënje me pasojë fatale për jetën.
Organet përkatëse po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë mundur vetëm të tregojnë për vdekjen e tij fillimisht.
43-vjeçari ishte një mesfushor në karrierën e tij. Gjithçka e nisi me Kaljarin, teksa veshi po ashtu fanellën e Sorës, Trevisos, Grosetos, Vicencas dhe Salernitanas.