SHBA

U bë rreth një muaj që Selena Gomez u shkëput nga Instagrami dhe jeta e saj për shkak të arsyeve shëndetësore. Nuk ishte dhënë asnjë lajm deri më sot për shëndetin e saj mendon.

Por më në fund sipas burimeve, Selena po përmirësohet dhe ndihet shumë mirë pas shtrimit në spital. Por lajme akoma më të mira vijnë nga këngëtarja e njohur.

Sipas TMZ, Selena ka filluar të ndihet më mirë dhe të paktën për disa kohë ajo nuk do të kthehet në psikiatri. “Selena ka dalë…të paktën për momentin”,-shkruan TMZ.

Jeta e këngëtares është shoqëruar me një sërë ngjarjesh të vështira. Në 2017 ajo kreu një transplant veshke, që ia dhuroi shoqja e saj e ngushtë dhe me siguri vështirësitë që ka kaluar kanë ndikuar në edhe në shëndetin mendor. Por nuk mbaron këtu edhe ndarja nga Justin Bieber ka ndikuar tek këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb