Lajme të mira për Real Madrid. Jude Bellingham do të bashkohet me grupin javën e ardhshme, duke hedhur pas shpine dëmtimin që e la jashtë për disa ditë.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Bellingham do të jetë gati për ndeshjen ndaj Sociedad, takim ky i programuar të luhet me 14 shtator në transfertë.

Mesfushori është një nga më të preferuarit e Ancelottit, me teknikun që e shikon futbollistin si pjesë e rëndësishme të organikës për këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb