SHBA

Në vitin 1972, me misionin Apollo 17, NASA u ul në hënë për herë të fundit. Këtë vit, pas 47 vitesh boshllëku dhe 50 vjet pas hapit të parë të Armstrong, NASA synon të nisë përsëri disa sonda.

Ajo është duke përgatitur për të dërguar në Hënë astronautët e saj brenda vitit 2028. Këtë herë me ndryshime të mëdha pasi synon të ndërtojë një stacion hapësinor që rrethon Hënën. Lajmin e ka dhënë shefi ekzekutiv i agjencisë amerikane të hapësirës Jim Bridenstine, në një konferencë për shtypin shkruan Tg.com.

Bridenstine ilustroi programet e ardhshme të eksplorimit të hapësirës të financuara për vitin 2020 me një buxhet prej 21 miliardë dollarësh, “një nga më të mëdhenjtë të regjistruar ndonjëherë”.

NASA planifikon të nisë misionin e parë demostrues në vitin 2024 për të testuar aftësinë për të zbritur në sipërfaqen hënore. Një mision i dytë testues do të pasojë në vitin 2026, për të provuar sistemin e realizuar në sipërfaqen hënor para ardhjes së astronautëve.

Brenda vitit 2028, astronautët e parë duhet të transferohen nga stacioni orbital ‘Deep Space Gateway’ në sipërfaqen hënore, ku do të mbeten për një qëndrim rekord një javë.

(er.cu/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb