Antonio Candreva nuk shihet si titullar te Interi për sezonin e ri. Madje mediat ndërkombëtare shkruajnë se italiani është drejt largimit pas afrimit të Politanos dhe me shumë mundësi njërit prej Malcom ose Di Maria-s.

Kjo duket se ka qenë arsyeja përse 31-vjeçari ka humbur sot toruan në stërvitje.

Candreva ka patur një moment të diskutueshëm me mesfushorin e ri Emmers. Pas një dyluftimi Candreva ka bërë me shenjë se belgu 18-vjeçar ishte i fundit që kishte prekur topin para se të dilte jashtë vijave kufizuese.

I këtij mendimi nuk ka qenë mesfushori i cili është drejtuar nga trajneri duke thënë se ‘nuk e preka’. Kjo ka acaruar Candreva-n i cili pak çaste më vonë i është sulur me shpejtësi Emmers me demek për t’i marrë topin por qëllimi ishte për ta goditur, siç duket edhe në videon e mëposhtme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb