BOLONJË- Kishte arritur që t’i kalonte të gjitha kontrollet, bashkë me një grup turistësh, ndërsa kishte hyrë në Bazilikën e San Petronios, në Piazza Maggiore në Bolonjë. Por papritur sjellja e shqiptarit nisi të bëhej e çuditshme, ndërsa kishte nisur të ecte kundër turmës, duke shkaktuar konfuzion.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 19:00 në Itali. “Ansa” shkruan se shqiptari është një 31-vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Po ashtu raportohet se karabinierët e Bolonjës pasi u sinjalizuan për ngjarjen në fjalë, bënë të mundur shoqërimin e shqiptarit në komisariat. Thuhet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë dëshmisë së tij ai kishte thënë se ishte; ‘lajmëtar i Zotit’. Pasi iu mor dëshmia, shqiptari iu dha në dorëzim autoriteteve shëndetësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb