TEPELENE-Helikopteri i Emergjencave ka shpëtuar dy policët e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme midis Progonatit dhe Nivicës në zonën e Tepelenës.

Shefi i Rendit në Komisariatin e Tepelenës, Roland Zhapa dhe inspektori Fejzo Mece kishin shkuar për kontroll territori, por kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në kanionet e Progonatit për shkak të terrenit të vështirë.

Dy efektivët kishin hipur në një shkëmb për kontroll territori, por nuk kanë mundur të zbresin prej aty dhe kërkuan ndihmë. Ata kishin ecur rreth 6 orë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Alpinistët e RENEA-s janë nisur që mbrëmë në ndihmë të dy policëvve, por janë tërhequr për shkak të errësirës. Helikopteri i Emergjencave është nisur mëngjesin e sotëm nga Tirana, por për orë të tëra e ka pasur të vështirë uljen për shkak të terrenit të vështirë në të cilin ndodheshin dy policët.

Pas disa orësh përpjekjesh, shefi i Rendit në Komisariatin e Tepelenës, Roland Zhapa dhe inspektori Fejzo Mece janë shpëtuar, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe një bari i zonës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: