Rikthimi i Neymar te Barcelona është shumë pranë. Mandje, pritet vetëm zyrtarizimi I goditjes më të madhe në merkaton e verës. Aktualisht, një përfaqësie e nivelit më të lartë të klubit “blaugrana” është në tavolinën e bisedimeve me padronin e Paris SG, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportive, Leonardo.

1564900534 591568 1564900672 Noticia Normal
1564900534 591568 1564900672 Noticia Normal

Takimi po zhvillohet në kullën “Eiffel” dhe sipas mediave franceze dhe atyre spanjolle “telenovela” e gjatë me protagonist “O’Ney” do të mbyllet me një fund të lumtur. Barcelona ka parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke udhëtuar drejt Parisit me një ofertë 170 milion euro, 52 milion më pak nga sa arkëtoi dy vjet më parë, kur shiti sulmuesin brazilian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: