Shkëndija në një sobë elektrike ka shkrrumbuar një banesë në lagjen “15 Tetori” me vendin e njohur si “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.


Mësohet se nga flakët nuk pasur dëme në njerëz por banesa është djegur thuajse totalisht.


Burimet nga vendi i ngjarjes kanë berë me dije se një shkëndi elektrike në sobën e cila ndodhej në kuzhinë ka bërë që të shpërthej zjarri i cili ka djegur të gjitha orenditë.

Menjëherë sapo u komstatua rënia e flakëve, në banesën e shtetasit Tomorr Sila, është lajmëruar repati zjarrfikës, të cilët kanë mbërritur brenda pak minutash me dy automjete.


Edhe pse flakët janë vendosur nën kontroll, dëmet kanë qenë të paevitueshme.

Edhe uniformat blu kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

(BalkanWeb)