VLORE

Nje person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’.

Persona ende të paidentifikuar kanë  qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC.

Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

C09377cd C3c1 44be 9fac 4cda5c51a80a
C09377cd C3c1 44be 9fac 4cda5c51a80a

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: