TIRANE- Si çdo ditë është nisur me autobusin e Kamzës për të shkuar në punë, por sot persona të paidentifikuar e kanë rrahur pasi kanë tentuar t’i vjedhun portofolin. Pre e sulmit ka rënë një agjent i antidrogës, i cili është sulmuar në momentin që ndodhej në autobus nga 3 persona.

Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur për BalkanWeb, se agjenti ka arritur t’i kapë në momentin që po i merrnin portofolin nga xhepi, por tre personat ia kanë kthyer me shqelma e grushte, duke i thyer nofullën në dy vende.

Mësohet se agjenti është dërguar në për kurim në QSUT, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb