TIRANË

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se ambasadorja Kim ka zhvilluar një takim 40-minutësh me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“BalkanWeb” sjell pamjet e momentit kur ambasadorja Kim largohet nga selia blu, ndërsa nuk jep asnjë mesazh për media.

Kujtojmë se politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb