TIRANE

Policia e Tiranës ka arrestuar portierin e Partizanit Alban Hoxha. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb”  se portieri i Partizanit është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.

Në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Hoxha është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe pritet të dalë për masë sigurie në Gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim, nëse do të marrë masën “detyrim paraqitje”, ose arrest shtëpie.

Arrestimi i Alban Hoxhës  vjen në një moment të vështirë për Partizanin, pasi të premten luan në derbi kundër Tiranës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb