Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ndaj tij është vendosur nga gjykata e Posaçme masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” pasi dyshohet se ka marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.