Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë pasdite qytetin e Elbasanit.

Të shtënat janë regjistruar pranë Pallatit të Sportit, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur menjëherë postblloqe në gjithë qytetin, duke identifikuar autorin e plagosjes dhe vijuar punën për kapjen e tij.

Sipas gazetares Bezat, personat kanë qenë në lokalin “Cest la vie” të ulur së bashku në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta. Për pasojë, njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka qëlluar, duke lënë të plagosur dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur me sende të forta dhe ndodhet rëndë në spital.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Feriz Bardhi, në prag të banesës së tij, në qytetin e Durrësit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb