Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kjo është hera e parë që Meta do të merret në pyetje si person nën hetim. I pranishëm në gjatë marrjes në pyetje do të jetë edhe avokati i zotit Meta, Genc Gjokutaj, i cili pritet të kërkojë provat e faktet e deri tanishme e të njihet me aktet.
Në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.
Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.
Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit 2024.
(BalkanWeb)