Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori tre anëtarët e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në kallëzimin penale të prokurores Gjati, që siguron për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorja Gjati akuzon KPK se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit.

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb