Ish- ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK.

Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb