Ekstradohet nga Italia Bujar Shega allias Marsel Shega, i njohur edhe si truri financiar i grupit të Suel Çelës.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Shega u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në shtetin italian ndërsa ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme.
52-vjeçari dyshohet për disa vepra penale: “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës arrest me burg dhënë në mungesë.