FIER-Një pikë këmbimi valutor është grabitur në Levan të Fierit mbrëmjen e sotme.

“BalkanWeb” mëson se dy persona të maskuar kane marre një sasi lekësh duke kërcënuar pronarin e pikës se këmbimit valutor dhe janë larguar me shpejtësi. Mësohet se hajdutët kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash.

Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.

grabitja 3
grabitja 4
grabitja 6
grabitja

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: