TIRANË

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i “Security” dhe një punonjës i një kompanie private, të cilët autorët, ende të paidentifikuar, i kanë zbritur në momentin që iu kanë marrë mjetin.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb