Ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas nxjerrjes nga rrënojat nëna 30-vjeçare në Durrës, Diena Meçaj.

Ajo u shpëtua nga forcat speciale RENEA pas 14 orësh nënë rrënoja në një pallat 6-katësh, ndërsa pak orë më parë prej aty ishte nxjerrë e vdekur vajza e saj e mitur 8-vjeçe.

Vdekja e 30-vjeçares në spital e çon në 22 numrin e viktimave nga tërmeti, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë personave, që ndodhen ende nën rrënoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb