Ish-deputeti i PS Armando Prenga është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Prenga është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit.

Pas daljes nga godina ai tha shkurt për mediat: “Isha për 21 Janarin, bëra deklarime çfarë kam parë në atë kohë!”.

Mësohet se ish-deputeti ka dhënë shpjegime, për dosjen e “21 Janarit” dhe rrethanat e asaj ngjarjeje tragjike.

SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.

Prenga e la mandatin e deputetit në muajin shkurt të vitit 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme. prokuroria e kishte akuzuar në lidhje me formularin e Dekriminalizimit, teksa ish-deputeti dorëzoi më tej në Kuvend mandatin e deputetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb