Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza e ka njoftuar dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH, dokument i cili mban datën e sotme (6 shtator, 2024). “Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

  • foto galeri

 

Gjithashtu, në mars të këtij viti u njoftua nga burime në RTSH se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, dorëheqje e cila disa orë më vonë u përgënjeshtrua nga vetë ai.

Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat 5-vjeçar. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.

Alfred Peza në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb