Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente dramatike pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.

“Solidaritet për Shqipërinë. Si hap i parë kemi vendosur të dislokojmë një shumë prej 15 milionë eurosh nga Fondi i Politikës së Fqinjësisë në mënyrë të menjëhershme për të mbështetur popullin shqiptar dhe gjithashtu kemi vendosur që të organizojmë një konferencë donatorësh dhe do t’i telefonoj kryeministrit Edi Rama sërish sot për ta informuar mbi këtë iniciative”, tha Ursula Von der Leyen.

Ajo deklaroi se Komisioni Europian është në solidaritet të plotë me Shqipërinë me veprime konkrete dhe jo vetëm fjalë duke dhënë mbështetje në terren me angazhimin për të dhënë më shumë. Deri më tani komisioni ka mobilizuar tre ekipe kërkim shpetimi me staf nga Italia, Greqia dhe Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Austria duke dërguar cadra, krevate dhe batanije gjeneratorë etj.

Komisioneri për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të udhetojë sot drejt Shqipërisë për të ofruar nje vlerësim për gjendjen e ndërtesave dhe për rate se cfarë lloj ndihme nevojitet për Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: