Emmanuel Macron është Presidenti i ri i Francës. Pas raundit të dytë të zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme, kandidati i qendrës së majtë ka fituar me 65.5 % përballë kundërshtares së tij populiste të ekstremit të djathtë Marine Le Pene, me 34.5% të votave.


Sondazhet e kryera nga tre institutet Ipsos, Ifop dhe BVA, dolën të gjitha pro-fitores së Macron.


47 milionë votues dhanë sot verdiktin e tyre, ndërsa exit pollet folën që në fillim për një fitore të kandidatit të pavarur Emmanuel Macron që është pro Europës, në krahasim me kandidaten populiste të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.


Sipas Exit Poll-it të publikuar së fundmi nga “The Telegraph”, Macron ka mundur të fitojë 65,5% të votave, krahasuar me ekstremisten Le Pen, që ka grumbulluar 34,5% të votave.

Kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale në Franca mbahen në një gjendje emergjente, të krijuar pas sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2013. Gjatë ditës së sotme ka pasur masa të shtuara sigurie, ku përveç ushtrisë dhe policisë lokale u mobilizuan 50,000 policë dhe xhandarë. Që nga viti 2015, 239 persona kanë vdekur në Francë nga sulmet terroriste.

aaa

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: