Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë sot pas dy ditësh shtyrje vendimin për dhunën e ushtruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës. Ekipi mik pas një penalltie të akorduar në minutat e fundit të ndeshjes, humbi toruan duke masakruar arbitrin kryesor.

Ekipi është përjashtuar me 1 vit futbollistik, deri në fund të sezonit. Ndërsa për 7 futbollistë janë marrë vendimet nga më ekstremet, nga përjashtimi përgjithmonë deri në 2 vite nga çdo veprimtari futbollistike.

Në pikën 7-15 të vendimeve thuhet si më poshtë


7. KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

8. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

9. Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti

vendimet

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: