TIRANË

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se kanë ardhur edhe 182 afganë të tjerë, duke e çuar në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Siç njofton Ministria e Jashtme, afganët e fundit të ardhur në Shqipëria pas mesnatës janë akomoduar në Qytet Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës.

“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: