Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se shkresa mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ka shkuar tashmë te Presidenti Ilir Meta.

Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: