Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një emigrant është mbytur në det.
Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.
Në foton që sjell gazetarja Haxhiaj në “BalkanWeb”, i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)