VLORE– Një 34-vjecar i cili merrej me zhytje në det është mbytur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut” në Karaburun të Vlorës. Mësohet se viktima është shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e mbytjes së 34-vjeçarit, ndërsa trupi është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: